Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ekipi ynë kombëtar solli gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare
Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se ekipi kombëtar solli gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare.
“Shqipëri – Serbi 1 : 0
Ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare!
Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuqezi!”, shkruan Begaj./abcnews.al