Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Shqipëri: Kuqezinjtë “pushtojnë” Leskocin

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Tema të tjera

Uran Ismaili: Zgjidhjet për Prishtinën nisin jetësimin nga e hëna

Rey Manaj hero, Shqipëria triumfon ndaj Serbisë dhe bën hapin gjigant drejt Botërorit

Lojtari më i mirë në fushë sipas Sofascore ishte portieri Thomas Strakosha i cili për gjashtë pritjet që bëri në këtë ndeshje, u vlerësua me notën 8.4

Me nota pozitive u vlerësuan gjithashtu edhe Rey Manaj (7.9), Berat Gjimshiti (7.5) dhe Mario Mitaj (7.3).

Dështimi i ndeshjes doli të jetë sulmuesi serb Dusan Vlahovic (6.2) i cili për 93 minuta qëndroi në “xhepin” e mbrojtjes kuqezi.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: