“Rrënjët në zemër” trashëgimi kulturore për fëmijë
Kjo është risia e fundit e shtëpisë botuese PUPËZ, mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Kjo paketë u dedikohet gjithë fëmijëve shqiptarë dhe synon tu mësojë për trashëgiminë tonë materiale dhe jomateriale: për traditat e zakonet, kulinarinë dhe veshjet popullore, qytetet dhe kalatë, gjeografinë e historinë, florën dhe faunën, muzikën dhe vallet, legjendat e mitet.
Fëmijët do të argëtohen duke prerë, duke ngjyrosur, duke ndërtuar objekte 3D dhe plot veprimtari të tjera argëtuese e ndërvepruese, zhvilluese e argëtuese.
Ilustrimet e jashtëzakonshme dhe informacioni kureshtar dhe interesant e bëjnë një vepër tërheqëse.
Teksti dygjuhësh shqip-anglisht lehtëson të kuptuarit për fëmijët në diasporë apo për turistët.
"Rrënjët në zemër" - e gjithë trashëgimia kulturore shqiptare në një paketë për të gjithë familjen.
Për këtë libër punuan një grup i mrekullueshëm bashkëpunëtoresh:
Autore: Rudina Cupi dhe Erina Rrahmani
Ilustruese: Amantia Simix
Përkthyese: Ervina Gjergji
Redaktore: Xhulia Gjini
Ju faleminderit!