Dogana parandalon kontrabandë me posta të shpejta në Vermicë
Oficerët doganorë në pikën kufitare të Vermicës kanë parandaluar disa tentativa për kontrabandim të mallrave përmes dërgesave të postave të shpejta.
Sipas Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara, bazuar në vlerësimet fillestare, kap shifrën mbi 5,000 euro, ndërsa është në proces verifikimi i saktë i vlerës totale dhe përputhshmëria e dokumentacionit të dërgesave me rregulloret doganore.
“Ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedura kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në përputhje të plotë me ligjin,” thuhet në komunikatën zyrtare.