Izraeli refuzon lirimin e liderit më të njohur palestinez

Lideri më i njohurpalestinez, Marwan Barghouti nuk është në mesin e të burgosurve që Izraeli synon t’i lirojë në këmbim të pengjeve.

66-vjeçari është udhëheqës i Fatahut, rivalit kryesor politik të Hamasit, dhe shihet gjerësisht si një pasues i mundshëm i Presidentit Mahmoud Abbas, i cili drejton Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor, transmeton Zeri.info.

Hamas këmbëngul për lirimin e Barghoutit, ka thënë për Al Jazeera zyrtari i lartë Mousa Abu Marzouk, por Izraeli e konsideron atë si terrorist.

Disa ekspertë thonë se Izraeli e frikësohet Barghoutin për një arsye tjetër: si përkrahës i zgjidhjes me dy shtete, edhe pse ka mbështetur rezistencën e armatosur ndaj okupimit, Barghouti mund të bëhet një figurë bashkuese për palestinezët./Zëri