Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një aksident në Mitrovicën e Jugut
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë te Rruga e Liqenit në jug të Mitrovicës.
Policia ka konfirmuar rastin, ndërsa është bërë e ditur se edhe katër persona tjerë janë lënduar në këtë aksident që ka ndodhur mes dy veturave, transmeton Zeri.info.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga drejtuesit e veturave i dyshuari mashkull kosovar, pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri