Pas barazimit, Kurti: Kosova po rritet çdo ndeshje, suksese nesër Shqipërisë ndaj Serbisë
Kosova ka barazuar 0-0 ndaj Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ku u shpreh se edhe pse barazim, një pikë është shumë e vlefshme.
“Sonte barazim në rezultat, por përballje me shpirt. Një pikë shumë e vlefshme kundër Sllovenisë që na mban në vendin e dytë dhe në garë për fazën e ardhshme të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026.
Kosova po rritet në çdo ndeshje! Gjithmonë bashkë, gjithmonë me zemër.
Suksese nesër, Shqipërisë!”, ka shkruar Kurti”.
Përndryshe, Shqipëria nesër do të përballet me ekipin serb në Leskovc duke filluar në orën 20:45. /Zëri