Muriçi pas ndeshjes me Slloveninë: E ardhmja është e ndritur, barazimi na mban në lojë

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Pas përfundimit të ndeshjes shkurtimisht u prononcua portiere Arijanet Muric, i cili ndaj Sllovenisë pati një paraqitje fantastike.

Muric i falenderoi tifozët për mbështetjen, teksa tha që ky barazim nuk është rezultat i keq pasi e mban Kosovën në lojë për kualifikim tutje.

“Faleminderit për mbështetjen. Ishte hera e parë që luajtëm së bashku me këtë rreshtim dhe paraqitja ishte aq e mirë. E ardhmja është e ndritur”.

“Duhet të vazhdohet dhe shpresohet tutje, me të njëjtën ritëm dhe besim. Kemi shpresuar dhe besuar se mund të fitonim, por edhe barazimi është rezultat që na mban në lojë”, ka thënë Muric.

Kujtojmë se ‘Dardanët’ do të rikthehen në aksion të hënën, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Suedisë.