Ikona e KISS, Gene Simmons flet pas aksidentit me makinë në Malibu
Ikona e grupit KISS, Gene Simmons, ka reaguar për herë të parë pas aksidentit me makinë që e çoi në spital këtë javë në Malibu, duke siguruar fansat se është plotësisht mirë.
Rokeri 76-vjeçar humbi ndjenjat ndërsa po ngiste makinën e tij Lincoln Navigator në autostradën bregdetare të Paqësorit, duke u përplasur me një automjet të parkuar.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por tashmë është liruar dhe po shërohet në shtëpi, shkruan DailyMail.
Në një postim në X, Simmons falënderoi fansat për mbështetjen dhe me humor pranoi: “Pata një përkulje të lehtë të makinës. Ndodh, sidomos për ata prej nesh që jemi shoferë të tmerrshëm. Dhe ky jam unë. Gjithçka është mire”.
Bashkëshortja e tij, Shannon Tweed, konfirmoi se ai kishte humbur ndjenjat për shkak të një ndryshimi të fundit të ilaçeve dhe mungesës së hidratimit.
Kjo nuk është hera e parë që muzikanti përballet me probleme shëndetësore. Në vitin 2023, ai pësoi dehidratim gjatë një koncerti në Brazil, ndërsa më parë ka treguar se vuan nga fibrilacioni atrial, një sëmundje e zemrës që e menaxhon me pushim dhe lëngje.
Pas tërheqjes nga KISS në vitin 2023, Simmons ka vazhduar të performojë me grupin e tij Gene Simmons Band, dhe pritet të rikthehet në skenë muajin e ardhshëm në Las Vegas bashkë me ish-anëtarët e KISS për “Kiss Kruise”. /telegrafi