Zyrtare: Debatik Curri, trajner i ri i Gjilanit

Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e Debatik Currit si trajner të ri, pas largimit të Ardian Nuhiut.

Klubi gjilanas nuk ka qëndruar duarkryq pas largimit të Nuhiut, pasi shumë shpejt kanë emëruar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Prishtinës, Debatik Curri, i cili do ta marr në vazhdim drejtimin e skuadrës së kuqe.

Curri e ka fituar Kupën e Kosovës si trajner i Prishtinës.

Është vet faqja zyrtare e klubit e cila ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Currit si trajner i ri. 

“Mirësevjen Debatik Curri”, ka shkruar shkurtimisht faqja e Gjilanit, pas dhënë detaje tjera rreth kohëzgjatjes së kontratës.