Von der Leyen të mërkurën në Kosovë, do të takohet me Osmanin e Kurtin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 15 tetor.
Sipas agjendës së publikuar në faqen e institucionit të cilin ajo e drejton, Von der Leyen gjatë qëndrimit në vendin tonë të mërkurën do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita në Kosovë është në kuadër të turneut të saj në Ballkan, i cili do të nisë më 13 tetor, me Shqipërinë. /Zëri