Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Kuvendi i Kosovës më në fund është konstituuar, duke zgjedhur nënkryetarin e pestë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Pro Rashiqit votuan deputetët e LVV dhe LDK-së, Lista Serbe ishte kundër, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja abstenuan, raporton Zeri.info.
Rashiqi mora 71 vota për (LVV-LDK), 9 kundër (Lista Serbe) dhe 24 abstenime (PDK-AAK).
Pas zgjedhjes së Rashiqit, kryetari i Kuvendit Dimal Basha e mbylli seancën. /Zëri