Nuk e fiton Donald Trump, Maria Corina Machado rrëmben “Nobelin për Paqe”
Politikanja Maria Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me çmimin “Nobel për Paqe” për vitin 2025.
Për këtë çmim është përfolur edhe emrin i presidentit amerikan, Donald Trump.
“Viti 2025 i shkon një kampioneje të guximshme dhe të përkushtuar të paqes, një gruaje që e mban flakën e demokracisë të ndezur mes një errësire në rritje”, tha komiteti për fitoren e Machados.
Ata shtuan: “Si udhëheqëse e Forcave Demokratike në Venezuelë, Maria Corina Machado është një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të guximit civil në Amerikën Latine.
Kohët e fundit, Machado ka qenë një figurë kyçe bashkuese në një opozitë politike që dikur ishte thellësisht e përçarë, një opozitë që gjeti terren të përbashkët në kërkesën për zgjedhje të lira dhe qeveri përfaqësuese”.