Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Fatmir Shehollin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Fatmir Shehollit, i cili dje u arrestua, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.

Prokuroria po ashtu njoftoi dje se pas hetimeve disamujore është arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimin për spiunazh. /Zëri