Gashi i LDK-së: Bllokimi nuk është kushtetues, është politik

Para se të nisë vazhdimi i seancës konstitutive, deputeti i LDK-së Arben Gashi tha se bllokimi është politik e jo kushtetues.

“Siç kam thënë që ditën e parë, bllokimi nuk është kushtetues, bllokimi është politik. Mungesa e konsensusit dhe mungesa e fuqisë politike për të formuar institucionet, krejt këto të tjerat janë lojë dhe taktizime kushtetuese dhe nuk është aspak bllokadë kushtetuese”, tha Gashi.

Ndërsa sa i përket nënkryetarit të Listës Serbe, ai tha se “ajo është detyrim kushtetues, por tash po shkojmë në mbledhje të Grupit Parlamentar, ku do të vendosim për vendimin final. Mendoj që detyrimet kushtetuese duhet të zbatohen”.