Një femër në Leposaviq kërcënohet me qëllime për ta votuar një parti politike
Një rast i kërcënimit është raportuar të enjten në Leposaviq.
Sipas Policisë, i dyshuari ka kërcënuar një femër, më qëllim të votimit të një subjekti politik, transmeton Zeri.info.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur viktimën femër kosovare, me qëllim të votimit të një subjekti politik. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri