Gjendet i moshuari që kishte humbur në Lokoshbare të Ferizajt
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim mbrëmë ka njoftuar se pas disa orësh që kishte nisur operacionin për gjetjen e një personi të humbur, e ka gjetur atë.
Sipas Shoqatës, personi që ishte zhdukur në fshatin Loshkobar të Ferizajt, është gjetur dhe është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Zeri.info.
“Operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Loshkobar Ferizaj ka përfunduar me sukses.
Personi i moshuar, i cili ishte raportuar si i humbur dhe vuante nga demenca, është gjetur dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. /Zëri