Kurti e përgëzon Trumpin për marrëveshjen Izrael - Hamas

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar planin e paqes të presidentit amerikan Donald Turmp për luftën në Gaza.

Marrëveshja e arritur mundëson armëpushimin dhe lirimin e pengjeve. Kurti e theksoi këtë duke ia bërë edhe tag Donald Trumpit.

“Ne mirëpresim dhe përgëzojmë udhëheqjen e Presidentit Donald Trump në sigurimin e një marrëveshjeje për të arritur një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në fazën fillestare të marrëveshjes së paqes, duke i dhënë fund dy viteve vuajtjesh të jashtëzakonshme”, ka shkruar Kurti në “X”.

Plani i Trump është mbështetur gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.