Nis operacioni i kërkim shpëtimit për një burrë të zhdukur në Ferizaj
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka nisur sonte një operacion pas zhdukjes së një personi në fshatin Loshkobar të Ferizajt.
Sipas familjarëve të personit të zhdukur, ai është larguar nga shtëpia gjatë pasdites së sotme dhe i njëjti vuan nga demenca, transmeton Zeri.info.
“Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim janë në terren dhe po bashkëpunojnë me autoritetet lokale për gjetjen e tij.Lusim qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë organet kompetente”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim. /Zëri