Rama: Kemi kryer projekte madhore, prej Ishullit Urban e deri te unazat – transporti dhe arsimi janë transformuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar pse duhet që të vazhdojë edhe një mandat me udhëheqjen e Prishtinës.
Ai ka përmendur Ishullin Urban, unazën e brendshme e të jashtme, gjithashtu edhe lidhjen e lagjeve të ndryshme, me qendrën.
“E kam paraqitur vizionin tim para katër vitesh, është vizion afatgjate, është planifikuar për 20-50 vitet e ardhshme. Prishtina sot po zhvillohet me plane, harta të qarta, që ndërlidhen lagjet, kemi kryer punë të madhe, projektet madhore që po shtyjmë përpara janë Ishulli Urban, nënkalimi Dardani-Kalabri që lidh këto dy pjesë të mëdha të Prishtinës, peentrimi i Veternikut, sheshi i madh që lidh dhjetë lagje më të mëdha në qendër të Prishtinës, që krijon hapësira të sigurta. Nënkalimi i Agim Ramadanit që ndërlidh pjesën e vjetër me sheshin Nëna Terezë, të gjitha këto projekte madhore ndërlidhen me unazën e brendshme, unazën e jashtme që mundësojnë që qyteti të jetë funksional”, tha Rama në rtv dukagjin.
Rama përmendi edhe transformimin e transportit dhe të edukimit, duke përmendur mësimin tërëditor. “Këto janë projekte transformuese, bashkë me 10 shkolla, jemi duke restauru, zonat ikonike, tunelin e kurrizit, sheshin Rexhep Luci, rruga Model, Sante. Kemi investu në lidhjen e fshatrave në qendër, e kemi Portën e Gollakut. Kryeqytei është në lëvizje, e kemi transformu transportin, kemi bërë bashkë transportin urban me sektorin privat, e kemi kriju TRIP-in që është në secilën lagje e në secilin fshat, kemi lansu kuletën digjitale që është lehtësim i madh, edhe TRIM-in, transporti metropolitan, prej janarit që ndërlidh edhe komunat e tjera. Sistemi Park and Ride, që janë edhe alternativa për qytete të tjera si me ardh në Prishtinë, kujdesje për fëmijët tanë, kemi bërë reformën në edukim, ku kemi mësimin tërëditor, 12 shkolla, në pjesë të ndryshme e në zona urbane e rurale. Kemi qytetin smart të teknologjisë”, tha Rama më tutje.