Dy muaj pas lindjes, Dafina Zeqiri duket në top formë

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj - atë të të qenit nënë.

Vetëm pak muaj më parë, ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, mirëpritën në jetë djalin e tyre të parë, të cilit i kanë vendosur emrin Daskan.

Pas një periudhe të shkurtër pushimi nga jeta publike, Dafina është rikthyer sërish aktive në rrjete sociale.

Në një video të publikuar në TikTok, këngëtarja ka treguar pamjen e saj aktuale, vetëm dy muaj pas lindjes, duke i mahnitur ndjekësit me linjat e saj trupore dhe energjinë pozitive.

E veshur me stilin e saj karakteristik dhe plot vetëbesim, Dafina duket në top formë, sikur të mos kishte kaluar aspak një shtatzëni.

Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta dhe plot admirim, me komplimente për përkushtimin dhe shkëlqimin e saj.

Artistja, e njohur për stilin e veçantë, origjinalitetin dhe mënyrën si promovon forcën femërore, po e ndan me fansat e saj gëzimin dhe ndryshimet që ka sjellë mëmësia, duke dëshmuar se balanca mes karrierës dhe jetës familjare është e mundur kur ka dashuri dhe përkushtim. /telegrafi