Qindra kamionë me ndihma nisen nga Egjipti për në Gaza

Më shumë se 150 kamionë kaluan kufirin egjiptian për në Gaza ditën e sotme, sipas burimeve nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane pas njoftimit të një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

“Pothuaj 153 kamionë me ndihma humanitare u transportuan nëpërmjet rrugës dytësore nga vendkalimi Rafah në vendkalimin Kerem Abu Salem për t’u dorëzuar në Rripin e Gazës”, shtuan ata.

Midis tyre ishin 80 kamionë të marrë me qira nga OKB-ja, 17 nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane, 21 nga Katari dhe 30 nga Egjipti.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se Izraeli dhe grupi palestinez Hamas kanë nënshkruar fazën e parë të një marrëveshjeje të propozuar nga SHBA-ja për Gazën.

“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit tonë të paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheq trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme”, tha Trump. /abcnews