Esat Ejupi drejt mandatit të tretë në Asamblenë Komunale: Për Podujevën përtej, me punë e përgjegjësi
Pas dy mandateve të suksesshme në Asamblenë Komunale të Podujevës, Esat Ejupi po garon në zgjedhjet e 12 tetorit, për një mandat të tretë, duke garuar sërish nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ejupi ka theksuar se vendimi për të kandiduar përsëri buron nga besimi që qytetarët i kanë dhënë ndër vite dhe nga përvoja e tij e fituar në përfaqësimin e drejtpërdrejtë të tyre.
“Kjo nuk është thjesht një vazhdim i angazhimit tim politik – është një përgjegjësi që buron nga besimi juaj ndër vite dhe nga bindja ime se bashkë mund të shkojmë PËRTEJ dhe të bëjmë më shumë e më mirë,” – ka deklaruar ai.
Ejupi, i cili vjen nga fusha e biznesit, ka vënë në fokus të programit të tij politik fuqizimin e bizneseve lokale dhe mbështetjen institucionale për sipërmarrësit llapjanë. Ai beson se përmes politikave të mençura komunale, bashkëpunimit me tregun dhe qasjes së hapur ndaj bizneseve, Podujeva mund të shndërrohet në një zonë më atraktive për zhvillim ekonomik dhe punësim.
“Bizneset tona kanë ide, kanë potencial e vullnet – ajo që iu mungon është përkrahja konkrete institucionale. Këtë përkrahje jam i vendosur ta ofroj, jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete,” ka shtuar Ejupi.
Në përmbyllje të fjalës së tij, ai ka ftuar qytetarët e Podujevës që të vazhdojnë përfaqësimin me dinjitet, punë dhe përgjegjësi, duke ofruar përkushtimin e tij për të qenë zë i qytetarëve dhe i bizneseve në institucionet komunale.
“Për Podujevën përtej – Votoni Nr. 113 LDK për Kryetar Ekrem Hyseni dhe Nr. 14 Esat Ejupi për Asamble Komunale,” përfundon mesazhi i tij. /Zëri