Gjykata Kushtetuese në Shqipëri pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.
Gjykata Kushtetuese mori vendimin njëzëri që të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.
Avokatët e Erion e Veliajt depozituan në Gjykatë Kushtetuese 2 ankime, i pari për rrëzimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e Veliajt, dhe një ankimim të dytë pas Presidenti Begaj dekretoi 9 nëntorin për zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën.
Mbledhja e Gjykatës Kushtetuese u mbajt në afatet e fundit, duke marrë parasysh që avokatët e Veliajt e kishin ankimuar të enjten e kaluar dhe afati ishte 10 ditë. /Euronews/