A mund ta fitojë Trumpi Çmimin Nobel për Paqe nesër?
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe pritet të shpallet nesër – dhe Donald Trump e ka bërë tashmë të qartë se mendon se e meriton këtë çmim.
Ai ka qenë në një fushatë jo fort të fshehtë për Nobelin prej vitesh, që nga mandati i tij i parë si president, kur tha se “shumë njerëz” mendonin se ai e meritonte.
Në shkurt të këtij viti, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ai tha: “Ata kurrë nuk do të ma japin Çmimin Nobel për Paqe. E meritoj, por kurrë nuk do të ma japin.”
Pas nënshkrimit të fazës së parë të planit të tij të paqes nga Izraeli dhe Hamasi, njerëz që festonin në rrugët e Tel Avivit filluan të kërkonin që presidenti amerikan të merrte këtë nder të lartë./Zëri