Autori hungarez Laszlo Krasznahorkai, fitues i çmimit “Nobel për Letërsi”
Çmimi Nobel në letërsi për vitin 2025 i është dhënë autorit hungarez Laszlo Krasznahorkai.
Sipas Akademisë Suedeze, ky autor është përzgjedhur për “krijimtarinë e tij tërheqëse e vizionare, që në mes të terrorit apokaliptok riformon fuqinë e artit”.
Krasznahorkai është i njohur për romanet e tij melankolike, të cilat kanë fituar çmime të shumta, duke përfshirë çmimin Kombëtar të Librit për Letërsinë e përkthyer të vitit 2019 dhe çmimin ndërkombëtar “Man Booker” të vitit 2015, shkruan The Guardian, transmeton Zeri.info.
Disa nga veprat e tij, duke përfshirë romanet e tij “Satantango” dhe “Melankolia e Rezistencës”, janë adaptuar në filma artistikë.
Kujtojmë se ai shtë i lindur në Gyula të Hungarisë, në vitin 1954 dhe la gjurmë të pashlyeshme në letërsi.
Romandi debutues ishte “Satantango”, në vitin 1985, ku i bëri një jë portretizim i zymtë dhe magjepsës i një komuniteti rural në rënie.
Krasznahorkai konsiderohet si autor postmodern dhe njihet për fjalitë e tij të gjata. Po ashtu njihet edhe për temat të thella. /Zëri