Hyjnë në fuqi sanksionet e SHBA-së ndaj kompanisë NIS të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi sot gjatë një fjalimi për publikun se në orën gjashtë të mëngjesit kanë hyrë në fuqi sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë NIS, të cilat, sipas tij, do të prekin të gjithë qytetarët.

“Ky është një lajm i keq për vendin tonë – por i pritshëm. Ai është shumëfish i dëmshëm për Serbinë. Nuk bëhet fjalë vetëm për funksionimin e një kompanie të vetme. Këto janë pasoja jashtëzakonisht të rënda për të gjithë vendin, në aspektin politik, ekonomik, social dhe çdo aspekt tjetër,” shpjegoi Vuçiqi.

Ai theksoi se masa nuk është e drejtuar kundër ndonjë individi ose ndonjë zyrtari shtetëror, por është diçka që do të ndikojë te çdo qytetar.

“Tani duhet të jemi të bashkuar dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira”, tha Vuçiqi. /Zëri