“Era byrek veç n’byrektore, jo edhe n’tunel”, Rama premton investime në “Dardani”
Kryetari i Prishtinës dhe kandidati edhe për një tjetër mandat, Përparim Rama, ka premtuar investime në lagjen "Dardania".
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pas përfundimit të punimeve në Tunel, janë duke i bërë sanimet e problemeve, të cilat thotë se i kanë të trashëguara prej qeverisjeve të kaluara.
Sipas tij, do të përfundojë fasadimi i banesave dhe rregullimi i ashensorëve.
“Era burek veç n’Burektore, jo edhe n’Tunel. Po, në Tunel t’Kurrizit s’ka më erë bureku, veç investime serioze! Pas përfundimit t’punimeve në Tunel, po vazhdojmë me sanimet e problemeve të trashëguara prej qeverisjeve të kalume në pllato, s’ka më me pik mo poshtë Do ta përfundojmë fasadimin e banesave, rregullimin e liftave dhe do ta kthejmë në tërësi pamjen ikonike që ky kompleks e meriton, ‘Dardania’ po kthehet aty ku e ka vendin. Përndryshe bureku i Bosnjes vazhdon me qenë fantastik”, ka thënë ai.