Arrestohet analisti i sigurisë, Fatmir Sheholli

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se është arrestuar analisti Fatmir Sheholli, nën dyshimin për përfshirje në spiunazh.

Sveçla ka kërkuar që ky rast të trajtohet me seriozitet të lartë, sepse sipas tij, ky akt është ndër shkeljet më të rënda të rendit kushtetues të Kosovës, raporton Zeri.info.

“Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.

Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, u shpreh ministri në detyrë. /Zëri