Në Prishtinë sot mbahet forumi ekonomik “Të bërit biznes me Finlandën”
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizon sot në Prishtinë forumin ekonomik “Të bërit biznes me Finlandën”.
Forumi do të fillojë në orën 09:00 dhe do të sjellë diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, me fokus në sektorët e teknologjisë së informacionit (ICT) dhe minierave.
“Në hapje të ngjarjes, përveç kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, do të marrin fjalën edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Eevamari Laaksonen, si dhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë forumit do të zhvillohen edhe takime B2B ndërmjet kompanive nga Kosova dhe Finlanda”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.