Sot, aktgjykimi në rastin “Kobra”
Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve për vrasjen e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City”.
Seanca gjyqësore pritet të nisë nga ora 13:00.
Në këtë rast Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe katër të akuzuarit, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren.
Në aktakuzën e Prokurorisë “Kobra” akuzohet se më 3 janar 2023, në orën 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.