Çfarë ndodh pas aktgjykimit të Kushtetueses, flet Bugaqku
Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, nga Instituti Demokratik i Kosovës ka folur Vullnet Bugaqku.
Ai ka vlerësuar se vendimi i Kushtetueses nuk sjell pasoja konkrete, pasi gjykata nuk ka as mekanizma sanksionues ndaj deputetëve.
Sipas tij, edhe pse Kushtetuesja ka urdhëruar përfundimin e seancës konstituive, pa masa ndëshkuese vendimet e saj rrezikojnë të mbeten vetëm “dekorative”.
Sipas tij, Kushtetuesja e ka bërë të qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit që përfaqëson komunitetin serb, i cili duhet të propozohet me shkrim nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti – pra nga grupi parlamentar i Listës Serbe.
“Ky është aktgjykimi i tretë që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, dhe Kushtetuesja po thotë qartë se nuk ka Kuvend të konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Propozimi duhet të vijë nga shumica e deputetëve serbë, që janë ata të Listës Serbe me nëntë deputetë”, tha Bugaqku në Dukagjin.
Ai sqaroi se Lista Serbe e humb të drejtën e propozimit vetëm në rast se nuk propozon dhe nuk merr pjesë në seancë.
Sipas Bugaqkut, vendimi i Kushtetueses lë shumë paqartësi dhe hapësira interpretuese, duke e bërë situatën edhe më konfuze.
“Ka disa interpretime paska edhe absurde thotë se e drejta e pozimit dhe votimit i nënshtrohet tri herë njëjtë sikurse për zgjedhjene ekryetarit te Kuvendit, pra jo më shumë se tri herë. Thotë se votimi jo më shumë se tre herë por është konsumuar e gjithë kandidatura tetë apo nëntë sa kanë qenë në garë. Ani pse janë konsumuar megjithatë thotë kjo nuk është pengesë që kuvendit të konsiderohet i pa konstituar.
Nëse ke konsideruar se ka konsumum te të gjithë kandidatura që iu kanë nënshtruar, atëherë si ka mundësi të thuash që kuvendit duhet të vazhdojë të konstituohet. I bie që askush më s’ka drejtë të propozohet sepse më shumë se tri herë i janë nënshtruar procesit të votimit. Dy kandidatë e kanë refuzuar propozimin mirëpo këtu nuk e sqaron këtë mundësi vetëm e len të hapur që duhet të vazhdojë konstituimin”, ka deklaruar Bugaqku.
“E kuptoj që mund të urdhëroj zbatimin e aktgjykimin në afate të qarta 30 ditore 12 ditore, por nëse vendos urdhër pa masë sanksionuese atëherë a po len me shpejgu në vetvete se je e pafuqishme me konstatu masa thjesht duket se ka me përfundu në një situatë u gjykata do të konstatojë se këto aktgjykime janë dekorative s’kanë masa ndëshkuese…Sepse as Kushtetuta as ligji për gjykatën as rregullorja e punës i japë të drejtë dhe kompetencë që me vendos sanksione ndaj deputetëve”, ka deklaruar tutje ai.