Serbia i hakmerret Rashiqit, largon nga puna kandidatin për kryetar të Shtërpcës
Është larguar nga puna kandidati për kryetar të Shtërpcës nga Partia Demokratike Progresive, Sladjan Nikolçeviq.
Ekonomia Online ka mësuar se vendimi është marrë me direktivat e shtetit të Serbisë dhe pa ndonjë paralajmërim.
“Kandidati për kryetar të Shtërpcës partisë së Nenad Rashiq, në mëngjes është larguar nga puna sepse e ka marrë vendimin prej institucioneve të Serbisë të largohet nga puna pa kurrfarë paralajmërimi, pa kurrgjë hiç dhe kjo ndërlidhet me metodat që po përdor Serbia”, tha një burim për Ekonominë Online.