Rrahje mes tetë të miturve në Prizren, tre në spital e dy në pranga

Tetë të mitur janë rrahur mes vete në Prizren si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Sipas Policisë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa të tjerët janë liruar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Lëndim i rëndë trupor

Prizren, 07.10.2025 - 09:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete tetë të dyshuar të mitur dhe si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar. /Zëri