Osmani: KFOR-i, partner kyç në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas.

Siç bëhet e ditur, në këtë takim është diskutuar për sigurinë dhe paqen e vendit.

Ky takim erdhi pasi me 3 tetor, Ulutas u rikthye në komandën e KFOR-it.

“Dje mirëprita gjeneralmajorin Ozkan Ulutash dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR. Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Osmani.