Kasapolli: Fushatë depresive për një popull të lodhur
Analisti politik Gëzim Kasapolli ka folur për fushatën zgjedhore duke e quajtur atë “depresive” dhe të drejtuar ndaj një “populli letargjik”.
Sipas tij, qetësia në këtë fushatë nuk është rezultat i qytetërimit politik, por pasojë e lodhjes së qytetarëve nga premtime të njëjta që përsëriten prej vitesh.
“Asnjë nga kandidatët që kam parë deri më sot nuk është ai të cilit me zemër do t’ia jepja votën, sepse secili prej tyre paraqet vetëm problemet me të cilat përballet vetë – dhe jo realisht ato të qytetarëve,” u shpreh Kasapolli./rtv21