Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Ismet Millakut, i zhdukur në Klinë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Ismet (Tafil) Millakut i lindur me 07.02.1954 në fshatin Ujmir-Klinë.
Në kërkesë, Policia ka publikuar fotografinë dhe ka lënë numrat e telefonit për këdo që ka informacione në lidhje me zhdukjen e Ismet (Tafil ) Millakut, raporton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i zhdukur është:
ISMET (Tafil) MILLAKU i lindur me 07.02.1954 në fshatin Ujmir-Klinë.
PERSON I ZHDUKUR
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: - 192 dhe 080019999 (pa pagesë) - 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com.