Osmani: Po presim aktgjykimin e plotë të Kushtetueses, vazhdimisht në kontakt me partitë
Presidentja Vjosa Osmani është treguar e rezervuar kur është pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
Ajo tha se po presin publikim e aktgjykimit.
“Është ende veç njoftim, momentin që publikohet aktgjykimi i plotë, ju thërrasim prapë”, tha ajo.
Presidentja shkurt foli edhe për krijimin e institucioneve.
“Jemi në komunikim me partitë vazhdimisht, do të jemi edhe në të ardhmen. Po shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale”, tha ajo. /EO