Avokatja tregon momentet e tmerrit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja te Gjykata e Apelit: Akt i paprecedentë
Avokatja Brunilda Lika ndodhej në Gjykatën e Apelit kur u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja në një nga sallat e gjyqit. Në një reagim për mediat, teksa mori pjesë në homazhe, avokatja tregoi momentet e tmerrit.
“Isha e pranishme në Gjykatën e Apelit. Të humbasë një gjyqtar jetën teksa jep një vendim për Republikën e Shqipërisë, është akt i paprecedentë. Pash trembjen që ndodhi në ambiente te gjykatës. U grumbulluan në një hapësirë ku ne avokatët mblidhemi. Nuk pash asgjë pasi gjendja ishte tronditëse. Kur u bë kjo gjë, na kap paniku. Është akt i paprecedentë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit. Nuk pash asgjë, pasi nuk isha e pranishme në ambientin e sallës”, tha avokatja Lika. /oranews