Dogana ndalon sasi të konsiderueshme të pakove me kolagjen në Vërmicë

Sasi e madhe e kolagjenit është kapur nga Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë.

Dogana e Kosovës, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se 153 pako me pluhur kolagjeni, secila nga 200 gramë, ishin të vendosura në bagazhin e automjetit dhe i dyshuari nuk ka paraqitur asnjë faturë ose dokumentacion përcjellës, raporton Zeri.info.

“Në Pikën Kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është identifikuar një rast i tentativës për shmangie të obligimeve doganore”, thuhej në njoftimin e Doganës.

“Malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të Nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Doganave.