Kamioni rrokulliset në autostradën e Prizrenit, bllokohet trafiku
Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën e Prizrenit, ku një kamion është rrokullisur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Më 07.10.2025, rreth orës 10:45, në rrugën që del nga tranzit i vjetër, në drejtim të autostradës dalja Veri, një kamion ka shkaktuar vetaksident me dëme materiale dhe, me këtë rast, ka bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka theksuar se patrulla policore është dërguar në këtë lokacion dhe janë duke u ndërmarrë veprimet përkatëse lidhur me rastin. /telegrafi