Putini dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike për situatën në Lindjen e Mesme

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Të dy liderët zhvilluan “një diskutim të thelluar mbi zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme”, si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi “çështje të tjera rajonale”, sipas deklaratës, shkruan Sky News.

Javën e kaluar, Putini tha se besonte se mund të kishte “dritë në tunel” kur diskutohej konflikti në Gazë, me Donald Trumpin që po përpiqej të binte dakord për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. /abcnews