Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Lipjan.
Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për rastin, transmeton Zeri.info.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri