Vdes gjykatësi që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Shqipëri

Gjykatësi Astrit Kalaja ka humbur jetën brenda godinës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, pasi është qëlluar me armë zjarri pasditen e të hënës.

Sipas asaj që mëson A2 CNN, autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia. Sakaq efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.