Çmimi “Nobel në Mjekësi” u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar

Çmimi “Nobel në Fiziologji ose Mjekësi” për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”.

Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin nga vetë-dëmtimi, duke parandaluar që ai të sulmojë indet e shëndetshme të vetë organizmit.

Zbulimet e këtyre tre studiuesve kanë ndihmuar në sqarimin e mekanizmave themelorë që qëndrojnë pas sëmundjeve autoimune, si dhe kanë hapur rrugën për zhvillimin e terapive të reja në trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Ky çmim shënon hapjen zyrtare të javës së çmimeve “Nobel 2025”.

Në ditët në vijim do të shpallen edhe fituesit në kategoritë: Fizikë, kimi, letërsi, paqe dhe ekonomi.