Kosova nis sot grumbullimin për dy ndeshjet e tetorit, Foda mban konferencë për media

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur agjendën për sot në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

Në orën 12:00 përzgjedhësi Franco Foda do të dalë para mediave në një konferencë për shtyp, që do të mbahet në hotel “Emerald”, ku pritet të flasë për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për sfidat e radhës.

Ndërkaq, në orën 17:00, Kombëtarja A do të zhvillojë stërvitjen e radhës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në stadiumin kryesor, e cila do të jetë e hapur për mediat në minutat e para.

Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, Kombëtarja U21 do të zhvillojë stërvitjen e saj në të njëjtin kompleks sportiv, në fushën me bar artificial, duke filluar nga ora 16:00.