Të shtëna armësh në qendër të Prishtinës, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur pasditen e së dielës në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në qendër të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Garibaldi”, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Armëmbajtje pa leje & Lëndim i lehtë trupor
Rr. “Garbaldi”, Prishtinë / 05.10.2025 – 16:58. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Zëri