Vetaksident në Novosellë të Kamenicës, vdes pasagjeri
Një person ka humbur jetën pasditen e së dielës në fshatin Novosellë të Kamenicës si pasojë e një vetaksidenti, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë, i dyshuari tashmë është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës, duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë, viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri tjetër mashkull kosovar, si dhe vetë drejtuesi – i dyshuari”, thuhet në raportin ditor.
Gjithashtu bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq i dyshuari, i cili ka qenë edhe drejtues i automjetit, është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Aksident trafiku me fatalitet
Fsh. Novosellë, Kamenicë / 05.10.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës, duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri tjetër mashkull kosovar, si dhe vetë drejtuesi – i dyshuari. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari - drejtuesi është dërguar në mbajtje. /Zëri