Muzeu i Kaçanikut, dëshmi e gjallë e trashëgimisë historike

Ka ditë që muzeu i qytetit tërheq vizitorë andej e këndej kufirit. Duke dëshmuar një arkiv të pasur të historisë, ky muze ngërthen në vete trashëgiminë tonë historike e kulturore. Departamenti komunal i kulturës u bën thirrje qytetarëve që të sjellin artefakte të ndryshme për ta pasuruar këtë muze.Muzeu i qytetit të Kaçanikut dëshmon një arkiv të historisë ku do të ruhet dhe prezantohet trashëgimia jonë historike, kulturore e shpirtërore.  Për të parë nga afër artefakte dhe eksponatet e periudhave të ndryshme, që nga ajo e mesjetës e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vizitorët edhe më tej shfaqin interesim.

“Jam shumë e interesuar që ta njohë muzeun se muzeu është vendi ku ruhen traditat dhe sendet me vlerë si gjërat antike dhe unë dua të kem më shumë njohuri sepse unë jam e re edhe unë nuk i njohë aq sa duhet", theksoi Zijavere Hashani – vizitore.


Pjesë e rëndësishme e këtij muzeu, sipas Këshillit iniciues që arriti ta lë trashëgimi ndër breza, mbesin periudhat e shumta nëpër të cilat ka kaluar populli jonë. 

"Muzeu nuk është një vend ekspozimi por është edhe një vend informimi edukimi dhe informimi për gjeneratat e ardhshme që ta kuptojë historinë dhe të kaluarën e atyre që ne si shqiptar që me herët ishim dardan në kuadër të Ilirisë edhe Iliri kumit", theksoi Hajredin Ramajli, kryesues i këshillit për funksionalizimin e Muzeut në Kaçanik
 
“Në kuadër të Muzeut të Qytetit të Kaçanikut e kemi edhe këtë pjesë që i për ketë luftës së UÇK -së, të Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe në këtë pjesë janë vendosur kryesisht artefakte që i përkasin Dëshmorëve të UÇK=së dhe të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, tha Ilaz Krasniqi anëtar i këshillit për funksionalizimin e Muzeut në Kaçanik.

Muzeu i qytetit të Kaçanikut, që zgjon kureshtjen e vizitorëve këndej e andej kufirit, mbetet i hapur çdo ditë pune, në ambientet e shtëpisë së kulturës “Xheladin Kurtaj”./rtk