IDF-ja evakuon 900 mijë palestinezë, Gaza pothuajse e zbrazët

Sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, IDF, Qyteti i Gazës është zbrazur pothuajse plotësisht nga palestinezët, raporton ”The Times of Israel”.

Sipas vlerësimeve të ushtrisë, afërsisht 900 mijë nga një milion palestinezë që banonin në Qytetin e Gazës para ofensivës së madhe të IDF-së janë evakuuar në Rripin Jugor.

Muajin e kaluar, civilëve iu urdhërua të linin qytetin e Gazës dhe të shkonin në një zonë humanitare të përcaktuar nga Izraeli.

Sipas të dhënave izraelite, shkalla e braktisjes së zonës nga palestinezët është rritur në javët e fundit, ndërsa IDF ka përparuar drejt Qytetit të Gazës. /rtsh